-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18 plumba, kështjella dhe misteri! Çfarë e lidh biznesmenin me Shqipërinë?

Kryesoret

Nga se kishte frikë dhe pse e kishte kthyer vilën e tij luksoze në një kështjellë, pse ecte gjithmonë me truproja dhe si e dinin autorët se ai ishte vetëm natën fatale të së mërkurës?

Policia greke ende nuk ka arritur që të zbulojë vrasësit e biznesmenit të njohur Kristos Gialias pak ditë më parë. Gialias ishte biznesmen i fuqishëm dhe e kishte shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri. Ai ishte i martuar me një vajzë nga Elbasani me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Policia po përpiqet të regjistrojë ciklin e aktiviteteve të biznesit, lëvizjet financiare si dhe lidhjet personale të Kristos Gialias për të arritur deri te motivi i vrasjes së tij dhe më pas te autorët.

Hetimet e para nuk kanë ofruar prova të qarta që mund të drejtojnë hetimet. Profili i viktimës po “ndërtohet” që rreth tij të nisin të vendosen njerëz që do të kishin arsye për të organizuar vrasjen e tij.

Një nga skenarët ishte përfshirja e tij në kontrabandën e cigareve. Policia beson se vrasësit e dinin se ai nuk ishte i shoqëruar nga sigurimi i tij personal të mërkurën e kaluar dhe shfrytëzuan rastin për t’i zënë pritë në një vend të izoluar gjatë rrugës për në shtëpi, ku nuk ka kamera, shkruan Prothotema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit