Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden me rastin e festës kombëtare të 15 shkurtit.
Në letrën e Biden drejtuar Vuçiç thuhet që SHBA do të mbështesi Serbinë drejt anëtarësimit në BE.
Gjithashtu presidenti amerikan ka inkurajuar Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur vitin e kaluar në dialogun me Kosovën i cili ndërmjetësohet nga BE.
“SHBA-ja mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi”, thuhet në letrën e Biden.
Biden ka përmendur edhe çështjen e marrëveshjes me Kosovën.
“Marrëveshja për normalizim dhe implementimi i saj paraqesin hapa kyçë drejt një të ardhme më të qetë dhe të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, nënvizohet në urimin e presidentit të SHBA-ve.