-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kajtazi: Serbia ka lënë 720 spiunë në Kosovë pas luftës

Kryesoret

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se në Kosovë pas luftës Serbia ka lënë mbi 700 spiunë, që sipas tij, edhe sot punojnë për sabotimin e shtetit. “Serbët kur janë larguar nga Kosova kanë lënë në Kosovë 720 agjentë, po flas për spiunë.

Spiunë të cilët nuk janë bujq, por njerëz të cilëve ne ua heqim kapelën për burrë të mirë dhe që janë gjithandej në institucionet tona që sabotojnë bërjen shtet të Kosovës”, ka theksuar ai. Kajtazi është shprehur se Serbia ka punuar me strategji që pas luftës me synimin për marrjen e territorit. E, ka shtuar se kanë qenë struktura serbe ato që kanë krijuar skemat përmes së cilave ish-pjesëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.

“Ata veprojnë në forma të ndryshme, një prej tyre është lufta hibride që ka filluar që më 2001 pas një konsultimi që e ka bërë Serbia me strukturat e veta dhe kanë ardhur në përfundimin se Kosovën për momentin me luftë nuk mundemi ta marrim, por e marrim nëse i fusim shqiptarët në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është strategjia e veprimit, që Kosova të futet në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare, të jetë shtet jofunksional, para perëndimorëve të jetë shtet islamik, para islamikëve të jetë marionetë e Perëndimit. Kjo është vija strategjike”, ka potencuar ai.

Kajtazi ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet ta trajtojnë shumë seriozisht çështjen e spiunëve. “Nëse strukturat shtetërore të Kosovës nuk ndalen një ditë dhe jo me i gjetë 720, por të paktën 300, shteti jonë do të lëngojë. Fare seriozisht (i kemi trajtuar), nuk trajtohet me tallje. Më 2010 PK-ja ka kap në flagrancë dy agjentë të BIA-s duke blerë dëshmitarë të rrejshëm në Kosovë. Arrestohen dhe dalin prej burgut pa therrë në këmbë. Struktura që është marrë për t’i nxjerrë ata nga burgu është shumë e fortë. Po shqiptarë (spiunët) duhet të jenë”, ka përfunduar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit