Liga e Kampionëve vazhdon mbrëmjen e sotme me dy përballje mjaftë interesante.
Italianët e Lazios do të presin në Stadio Olimpico kampionët e Gjermanisë, Bayen Munchen, këta të fundit ende pa asnjë “plagë” këtë edicion të Championist.
Bavarezët mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota si rezultat i gjashtë fitoreve, Lazio ndërkohë do përpiqet të ruaj dhe dinjitetin e vet në shtëpi, duke ardhur nga një ecuri jo pozitive vetëm një fitore në 4 ndeshjet e fundit.
Sarri do kërkoj të bëjë një “mrekulli” duke u përpjekur të përfitojë nga rënia e vrullit tek Bavarezët e ndikuar nga humbja 3-0 në kampionat përball Leverkusen.
Në këtë përballje do të nisi si titullar për “lazialët” dhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.
Parisi ndërkohë do të luajë për të 12-tin sezon radhazi fazën e të 16-tave në Champions, duke shpresuar që ky të jetë viti i duhur për të fituar trofeun me “veshë të mëdhenj”.
Përball tyre do të jetë Real Sociedad, me spanjollët jo mirë në La Liga, por në fazën e grupeve shfaqën një futboll sepktakolar, dhe u treguan kokë më kokë me Interin, finalistja e edicionit të kaluar.
Talizmati me fat për francezët mbrëmjen e sotme pritet të jetë Dembele, anësori ka fituar 9 nga 10 përballjet me Sociedadin .