-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron i del kundër Netanyahut: Ndalo sulmet, ka shumë viktima

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu kundërshtimin e fortë të Francës ndaj operacionit tokësor izraelit në Rafah, gjatë një telefonate me kryeministrin Benjamin Netanyahu të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, Macron i tha Netanyahut se kostoja njerëzore dhe situata humanitare në Gaza janë të patolerueshme dhe operacionet izraelite atje duhet të marrin fund.

Udhëheqësi francez paralajmëroi se një operacion i tillë do të përbënte një shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe do të krijonte një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal.

Macron e përdori gjithashtu këtë telefonatë si një mundësi për të bërë thirrje për hapjen e një prej pikave kryesore të ngarkesave të Izraelit, Portit të Ashdod, duke theksuar nevojën urgjente për të dërguar masivisht ndihma humanitare për popullsinë e Gazës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit