-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lazio “plagos” Bayernin në Champions, PSG bën detyrën ndaj Sociedad

Kryesoret

Lazio e Maurizzio Sarrit dhuroj mbrëmjen e sotme përball Bayern Munich, një leksion sesi mbrohet një skuadër.

Italianët pritën në “Olimpico” kampionët e Gjermanisë, këta të fundit dukshëm favorit në letër. Një pjesë e parë e “akullt” Bayernin që mbajti topin dhe kontrollin e lojës, por me shumë pak rrezikshmëri në portën e italianëve.

Sarri kërkoi kundërsulmet dhe kjo ndikoi ndjeshëm në pjesën e dytë, me të zotët e shtëpisë që u bënë ndjeshëm të rrezikshëm.

Në të 67-tën erdhi dhe shansi i artë, Upamecano shkaktoi faull në zonë me arbitrin dhe VAR që dhanë penallti në favor të Lazios. Nga pika e bardhë Immobile u tregua “gjakftohtë” duke mposhtur totalisht Manuel Neuer.

Një avantazh i ruajtur deri në minutat e fundit falë një mbrojtjeje të hekurt, me Bayernin që në inferioritet numerik pranoj disfatën në Olimpico.

Parisi ndërkohë bëri detyrën në Francë duke fituar 2-0 përballë Sociedad, me spanjollët që dhuruan një sfidë të denjë.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, nga i zakonshmi Mbappe dhe Barcola.

Gjithçka mbetet për tu parë nëse do të ketë surpriza në Spanjë, një fushë të cilën “parizienët” e vuajnë shumë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit