-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për dashurinë që fiton mbi çdo gjë”, Tirana dhe Shkodra mbushen me zemra

Kryesoret

Bashkia e Shkodrës dhe e Tiranës kanë zbukuruar në kuadrin e festës së Shën Valentinit.

Në qytetin e Tiranës, Parku i Liqenit Artificial është mbushur me zemra dhe zbukurime që i japin më shumë kuptim kësaj dite ku duhet të mbizotërojë dashuria dhe emocionet e mira.

Ndërkohë në Shkodër në Urën e Bunës është vendosur një mini skenë për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë foto me një zemër të madhe të kuqe, ndërsa në sfond shfaqet kalaja e Rozafës.

Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku i Shkodrës nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Për dashurinë që fiton mbi çdo gjë, një surprizë modeste nga Bashkia Shkodër”, ka shkruar Benet Beci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit