Lojtari i Kombëtares holandeze, Quincy Promes është dënuar me gjashtë vjet burg për përfshirjen e tij në kontrabandën e mbi 1350 kilogramëve kokainë.
Ish-lojtari i Ajaxit aktualisht i Spartak Moskës u akuzua majin e kaluar për përfshirjen e tij të dyshuar në kontrabandën e kokainës, e cila u kap në Antwerp në janar 2020 në formën e dy grupeve prej 650 kg dhe 713 kg secila.
Tashmë, Prokuroria Publike ka shpallur zyrtarisht Promesin dhe një të bashkëdyshuar 32-vjeçar, fajtorë për import, eksport, transport dhe posedim të drogës.
Dyshohet se kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me kripë deti nga Brazili, nga ku droga u transportua në dy kontejnerë në Antwerp.
Sipas NOS , ish-anësori i Ajax-it nuk u paraqit në gjyq dhe, për rrjedhojë, nuk bëri kurrë një deklaratë për veprat e akuzuara ndaj tij.