Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi sot se javën tjetër do të depozitojë padi në SPAK kundër Edi Ramës për dosjen e inceneratorëve pas deklaratave dhe akuzave të Arben Ahmetajt.
“Nuk delegohet përgjegjësia për një denoncim të tillë. Arben Ahmetaj ka thënë që përfituesi kryesor i inceneratorëve është Edi Rama, dyshi i tij, është e qartë që Rama do që t’i ikë llogaridhënies dhe një nga vendet ku duhet të shpaloste mbrojtjen do të ishte Kuvendi, nuk e ka bërë këtë prandaj javën e ardhshme do ta dorëzojmë padinë në SPAK” tha ai.
Rama i delegon Spiropalit Ahmetajn, Agalliu: E duam këtu! Nikolla: Garda, jashtë!