-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Vizita e Blinken, mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zbardhi takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, zotin Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e  marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë”. ”Kjo vizitë” – vijoi më tej Presidenti Begaj – “është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën  drejt integrimit në BE”.

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen  për atë që  SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. ”Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti i Republikës  theksoi se Shqipëria  dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke   kontribuar në misione në  Afganistan dhe Irak. Presidenti Begaj deklaroi :”Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”. ”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera”- u shpreh Presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit