Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Tirana deklaroi se reforma në drejtësi po jepet rezultatet e para dhe kërkoi që të vazhdohet kështu.
“Reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë, por kemi filluar të shikojmë rezultatet. Sot takova prokurorë dhe gjyqtarë, që janë duke drejtuar këto reforma kryesore. Anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të bëhet përpara” tha ai.
Pse s’e takuat opozitën? Blinken: Kur të vij herën tjetër, baza e re në Durrës…