Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratat e ish-presidentit Donald Trump se nëse rizgjidhet president, do të ndjekë një linjë të ashpër me anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë të plota detyrimet ndaj aleancës, përfshirë dhe braktisjen e tyre para Rusisë.
“Pavarësisht retorikës kur ishte në NATO, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s, ajo që ishte vendosur më parë, vazhdonte të qëndronte, cdo vend, vazhdoi që të hidhte më shumë para dhe përpjekje për të rritur buxhetin.
Zgjedhjet janë zgjedhje. Trump është Trump. Por mendoj se SHBA është më shumë se kaq. Ajo që e bën unike SHBA, është se SHBA nuk munden dhe kurrë nuk do u largohen parimeve dhe vlerave që duhen mbrojtur me cdo çmim.
Në këtë rajon kemi shumë harta, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, dhe nuk mendoj se NATO do të dobësohet dhe SHBA do i ikë rolit të tyre. Kur zgjedhjet të përfundojnë, cështjet amerikane janë cështje amerikane” tha ai.