-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i rritjes, Rama: Më në fund po shohim që BE është më e vetëdijshme me vepra e jo vetëm me fjalë

Kryesoret

Kryeministrti Edi Rama nga Brukseli ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi , Milojko Spajiç dhe Presidentin e Komiteti Evropian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale Oliver Rope.

Ai u ndaj te çështja e integrimit ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të gjejnë një mundësi për rugëtimin e kltyre vendeve drejt BE-së.
Rama: Ky është një lajm i mirë i ardhur nga organizëm shembulloj i kompleksit të institucioneve si komiteti i Ekonomisë që vendosi të marrë hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë të jenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. Ky është shembulli i parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se duhet të biem dakord me miqtë tanë në BE mbi qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat bashkë dukë na lejuar të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, ndërveprimit e bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për anëtarë.

Duke pasur vendet tona në Komitet në kuptimin e plotë pa të drejtë vote është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Ballkanin perëndimor që duhet të gjejë rrugën që rrugëtimi drejt anëtarësimit duhet të jetë rrugëtim bashkëpunimi dhe ndërveprimi organik që duhet të ofrohet nga BE.

Besoj se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidatë të Ballkanit perëndimor nuk janë mjaftueshëm të pjekura por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota sic është qëllimi fundor i procesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit