Sekretari amerikan Antony Blinken gjatë vizitës së tij tek “Piramida” zhvilloi takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën. Vajza që mori fjalën ishte nga Tropoja, Flora Hoxha dhe në fjalën e saj u shpreh se mbështetja e ShBA për shqiptarët është shumë e madhe.
“Unë vij nga Bajram Curri, nga zemra e Tropojës. Kam një ndjenjë të thellë optimizmi dhe krenarie dhe falënderoj sekretarin amerikan, Blinken për mbështetjen. Përkushtimi juaj për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA është dëshmi e miqësisë së palëkundur mes SHBA dhe Shqipërisë.
Ne kemi fuqinë jo vetëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të kontribuar për të gjithë botën. E ardhmja është shumë e bukur. Si presidente e klubit të vajzave të Kosovës, unë kam shumë shpresë në të ardhmen tonë. Falënderoj SHBA për mbështetjen dhe miqësisë. Kemi vlera të përbashkëta dhe një ndjenjë optimizmi. Ju falënderoj Amerikë për mbështetjen që po i jepni shqiptarëve” tha ajo.
Nga Dua Lipa te Mira Murati/ Blinken inkurajon të rinjtë: Shqiptarët ja kanë dalë!