Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në hierarkinë e pagesave të tatimeve dhe taksave nga individët dhe bizneset, por vit pas viti po vihet re një shthurje e përgjegjësisë për të kryer pagesat.
Krijimi i detyrimeve në këtë zë nuk cenon vetëm stabilitetin fiskal aktualisht, por bëhet shkak për një problem të rëndë social në të ardhmen.
Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet borxhet e papaguara të bizneseve dhe administratës publike në formën e sigurimeve shoqërore arritën 22,5 miliardë lekë (214 mln euro) në vitin 2023, duke u zgjeruar me 10 për qind.
Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është zgjeruar më shpejtësi vitet e fundit. Në krahasim me vitin 2018 detyrimet në këtë zë u rriten me 63 %.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve referoi se vitin e kaluar 141 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 55 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 86 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” (Lexo KETU shkrimin e plote).