-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Rama dhe mesazhi i Blinken

Kryesoret

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit , Blinken, duket se e betonoi pushtetin e Edi Ramës edhe në vitet e ardhshme. Përcaktimi i tij se, “jeni një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, hodhi në erë të gjithë parashikimet dhe parandjenjat se vizita e figurës së dytë të SHBA do të ishte thjeshtë protokollare, apo edhe më tej se kaq, ajo nuk do të kishte asnjë lidhje me problemet e brendshme të vendit të vogël ballkanik.

E kuptoj pezmin e opozitës, pasi, njeriu që shpalli kreun e Rithemelimit si të padëshiruar famljarisht në vendin e tij, që krijoi dashje pa dashje gjithë këtë katrahurë në gjirin e opozitës, ku njeriu i përjashtuar është edhe shefi, sikur të mos mjaftonte me këtë, bëri edhe cilësimin e pazakontë ndaj shefit të qeverisë shqiptare.

Një goditje e shumëfishtë, që me siguri do të jetë një përparësi e madhe në krijimin e mitit, qo0ftë edhe jo krejt të saktë, se shefi i qeverisë shqiptare është pa asnjë dyshim i mikluari i Shtëpisë së Bardhë.

Të gjitha shpresat e opozitës dhe një grushti analistësh pranë saj, se, përtej vizitës protokollare, Sekretari Amerikan i Shtetit do të sillte me vete edhe hijen e një drejtuesi të lartë të CIA-s, i dënuar dhe në pritje të gjykimeve të tjera, janë të shuara, ashtu si janë ngritur përgjimet për të ditur mesazhet që iu përcollën strukturave të larta të drejtësisë.

E vetmja shpresë e Foltores tani qëndron në përmbysjet e raporteve qeverisëse në SHBA, përmes një fitore të kandidatit të mundshëm republikan, por që, edhe përtej saj, ende nuk do të mund të dihej nëse administrata e re, nëse ndodh, do të ketë një qasje tjetër ndaj “non gratës”.

****?

Edi Rama, vitin e ardhshëm, do të bëjë 12 vite në qeverisjen e vendit. Së bashku me periudhën kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të së majtës, apo si kryebashkiaku i kryeqytetit, ai mbetet politikani më jetë gjatë që ka qeverisur, herë pjesën më vitale të shoqërisë, e pastaj, të gjithë shtetin.

12 vite si shefi i një qeverie që ishte mësuar me rotacionin e saj 8 vjeçar, për më tepër me një këmbë që tani edhe në fitoren e mandattit të katërt, i mikluar nga ndërkombëtarët, ku kjo e Sekretarit Amerikan të Shtetit, është vetëm njëri prej tyre, me pushtet absolut në qeverisje, opozitë të thërmuar, ku një pjesë lufton për familjen, një pjesë tjetër për të zënë vend edhe në parlamentin e ardhshëm dhe ku të vërtetët janë shumë të pakët, mundësia e tij për të vazhduar qeverisjen është e madhe, ndoshta më e fuqishme se edhe në zgjedhjet e vitit 2021.

A është i dobishëm qëndrimi kaq gjatë në qeverisje, duke kaluar në disa shkallë të saj, e për më epër në një pushtet autokrat , të vendosur përmes diktatit politik brenda forcës së tij politike, dhe rritjes së influencës në përballjet me opozitën?

Koha kur liderët e rinj u premtonin se do të qëndronin vetëm 4 vite në drejtim e pastaj do të largoheshin, ka mbaruar. Asnjëri nuk është larguar nga skena me dëshirën e tij. As Fatos Nano pas humbjes së vitit 2005. Ai e kuptoi se koha ishte kundër tij, se të rinjtë që kishte thirrur vetë në drejtim ishin gati ta përmbysnin, dhe, duke e ditur se “i mbytur se i mbytur jam”, nxitoi të përfitonte atë që mund të përfitonte dhe të ikte, duke lënë sidoqoftë një precedent të duhur, por që nuk u ndjek nga askush tjetër.

12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës nuk kanë qenë të shkëlqyera, në fakt, kanë qenë larg atyre që kishte premtuar, dhe, sidomos, larg asaj që është pritur.

Në vitin 2013 të gjitha shpresat e shqiptarëve, edhe atyre që humbën, sidomos shpresat e të rinjve ishin përqëndruar në figurën e Edi Ramës.

Edhe kundërshtarët e tij politikë shin të bindur se, “nëse do të kishte një njeri që do e bëjë Shqipërinë, ky është vetëm Edi Rama”. Shembulli i Tiranës ishte joshës, pushteti i Berishës kishte kaluar prmes skandaleve të mëdha, sidomos Gërdeci dhe 21 janari, ai ishte shembur që para zgjedhjeve, vrasjet e kishin bërë qevererinë të dukej edhe më mizore, Gërdeci, që lidhej me emrin e pinjllit të familjes Berisha kishte sjellë dëshminë e grabitësve dhe lakmitarëve që nuk ndaleshin as para gjakut, arroganca e pushtetit ishte sinjal se qeveria dukej ndërruar.

Pas 12 viteve, koha kur vendi do të shkojë në zgjedhjet e reja parlamentare, do të jenë edhe guri i provës i qeverisë Rama. Fitorja e zgjedhjeve vendore është dehëse, por, si duket, socialistët në pushtet, duan të zgjohen nga kjo dehje dhe e kanë filluar që tani ngritjen e një makinerie zgjedhore, që mund të bëjë të papritura të mëdha.

Përballë godinave të vogla të opozitës, që, sapo ngrihen, edhe shemben, figurave që nuk të thonë asgjë dhe krejt pak të dinjitetshme, qeveria, me të gjitha sa ka në duar, duket se po kthehet në një kështjellë që nuk merret dot nga opozita.

Por, pyetja nuk është më, nëse qeverisja Rama ishte e dobishme apo jo. Është përtej kësaj. Qëndron në të vërtetën, nëse ajo, në gjithë këto vite, arriti të bëjë të mirën e mundshme, apo shumë shpresa kanë rënë dhe është e vështirë të ngrihen rishtas.

Të fitosh zgjedhjet është njëra anë, dhe e majta në pushtet, duket se do jetë përsëri sunduese, por ana tjetër qëndron në të vërtetën, nëse kjo fitore është e dobishme, e duhura dhe e vetmja rrugë që mund të bëjë ndryshimet e duhura, në përshtatje me vitet e ardhshme?

Përballja e qeverisjes me opozitën rëndon dukshëm në krahun e qeverisjes. Nuk gjej pika krahasimi. Që nga kreu i Foltores që ngul këmbë të rkthehet ai dhe vetëpm ai përsëri në pushtet, dhe deri te derdimenët e tipit Bardhi, që pasi hodhën gjithë farë akuzash të rënda ndaj Berishës, familjes së tij dhe njerëzve të grupit të afërt politik, tani kthehen si djemtë plangprishës. Këto Edi Rama i mund lehtësisht, bile duke qeshur.

Por, a është ky kryeministrë që presim dhe në një mandat të ardhshëm?

Tik- taku i politikës rrjedh më shpejt nga dëshira e politikanëve dhe koha e llogarisë afron shumë më shpejt nga sa mendohet. Koha që ka përpara është më e pakët se ajo që i shkoi, por është vendosëse për jetën e tij politike e jo vetëm për të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit