“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, tre fjalë kanë mjaftuar për kryeministrin Edi Rama për të uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i qeverisë e ka postuar urimin e tij të shkurtër për Kosovën në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar dhe një foto të forcave të Kosovës që mbajnë flamurin e tyre në dorë, teksa në sfond shfaqet Presidenti historik, Ibrahim Rugova.