Emri/ Plagosje me armë në Tiranë, identifikohet “shënjestra”, autori në kërkim
Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, tek “Sofra e Ariut”. Konfirmohet se ka mbetur i plagosur një 47-vjeçar i identifikuar si Xhfevahir Kolaveri, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Uniformat blu kanë identifikuar gjithashtu dhe autorin e plagosjes, dyshohet se bëhet fjalë për Amarildo Kamberi i cili është shpallur në kërkim.
Për momentin nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Kërcet arma në Tiranë, raportohet një i plagosur, identifikohet autori (EMRI)