16 vjet kanë kaluar prej se kur u shpall Kosova shtet i pavarur.
Këto vite nuk kanë zbehur aspak kujtimet e punonjësit të Kuvendit të Kosovës, Sali Rexhepit, i cili më 17 shkurt 2008 ishte ngarkuar me punë për të qëndruar prapa administratës.
Ai kujdesej që asnjë detaj të mos kalonte pa parapërgatitje dhe që procedurat do ndiqeshin e shteti i ri nuk do dështonte në hapat e parë të vendimmarrjes.
Rexhepi, drejtor për çështje plenare dhe procedurale në Kuvendin e Kosovës, rrëfen se si filluan përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të së dielës së dytë të shkurtit të ftohtë 16 vjet më parë, që nga kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, mbajtja e mbledhjes së kryesisë, fillimi i shkrimit të skenarit e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë.
“Ka qenë ditë e diel, rreth orës 11:00 kemi marr një kërkesë të nënshkruar nga ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës”, rrëfeu nën emocione Rexhepi në një intervistë për KALLXO.com.
Lexoni KËTU shkrimin e plotë