-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vinin baste online, arrestohen 4 të rinjtë

Kryesoret

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili kishte përshtatur ambientet e lokalit për vënien e basteve online.

Gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, policia kapi në flagrancë disa persona që po vinin baste online, duke iu sekuestruar celularët.
Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, babain e të arrestuarit dhe dy persona të tjerë.

“Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë goditën 1 rast tjetër të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 27 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Gj., 35 vjeç, D. B., 21 vjeç dhe A. S., 56 vjeç (pronari i lokalit)”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit