Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin nuk ka pranuar që të bashkëpunojë në bashkëpunim me drejtësinë shqiptare.
Pasditen e 17 janarit ai u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të policisë së Lezhës.
Gjatë bisedës me portugezin 2 prokurorët e çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.
Ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë (dyshohet organizatori i atentatit), ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike.
Hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vijojnë nga Prokuroria e Lezhës e cila është në pritje të vendimit për ekstradimin e 3 shtetasve Britanik dhe porositësit të dyshuar të kësaj vrasje