“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”. Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein”.
Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet. Ndërsa u arrestuan, bazuar në informacionin e transmetuar nga media ruse, më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalnyt.
Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte një varrim për të ndjerin. Sipas vejushës së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik. Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.
“Në komisariatin numër 43, avokati i tij thirri një ambulancë. Grigory u dërgua në spital ku u konstatua se ai duhet të trajtohet”, tha Wisniewski. Kështu, pasi prifti u arrestua dhe pësoi një goditje në tru.
Misteri i trupit të Navalnyt – Çfarë thotë nëna dhe çfarë pretendojnë rusët?