Në orët e para të ditës së sotme ka pasur një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 në Marikaj, Vorë në portën e avllisë së E. M. ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Shpërthimi në atë orë duket se ka qenë një paralajmërim për pronarin e shtëpisë. Ende nuk dihen motivet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.