Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në vendin e quajtur “ish grumbullimi” në qytetin e Burrelit.
Një makinë tip “Benz” me drejtues personin Y.XH., 28-vjeç humbi kontrollin e makinës së tij dhe për pasojë doli nga rruga duke goditur 4 këmbësorë.
Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital ndërsa shoferi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Uniformat blu kanë njoftuar tashmë se 28-vjeçari është kapur ai është identifikuar si Ylber Xhepavida.