Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ditën e Mërkurë datë 21.02.2024 në orën 17:00 promovon librin e ri të diplomatit Shaban Murati, “KONTEKSTI RAJONAL I ALEANCES STRATEGJIKE SHOIPËRI-TURQI”.
“Do te promovohet libri im i ri për aleancën strategjike Shqipëri-Turqi. Kam kënaqësinë të ftoj miqtë, shokët, dashamirët dhe lexuesit e mi në promovimin e librit tim të ri “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi”, që zhvillohet në datën 21 shkurt 2024, ditën e mërkurë, ora 17.00, në hotel Tirana.
Ceremonia organizohet nga botuesi i librit Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”. Le ta ndajmë bashkë gëzimin e librit tim të ri” shkruan ish-ambasadori.