-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpenzimet për hemodializën janë rritur 43%, pacientët rrezikojnë jetën

Kryesoret

Qeveria shqiptare shpenzon mesatarisht 21 milionë euro (2.3 miliardë lekë) në vit për shërbimin e dializës gati sa 5% e buxhetit të FDSKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), por Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që bëri për cilësinë e këtij shërbimi në 13 indikatore, 8 prej tyre i vlerësoi me rrezik të lartë me ndikim negativ në jetën e pacientëve.

KLSH vërejti se shpenzimet publike për shërbimin e hemodializës se nga 2026-2022 u rritën me 43%, duke arritur në 2,3 miliardë lekë, por ende pacientët nuk marrin shërbimet e duhura edhe pse është aktivizuar një koncesion i posaçëm për këtë qëllim.

Në Shqipëri, Shërbimi i Hemodializës është i ofruar dhe kryhet nëpërmjet 3 mënyrave:

1-Kryhet nëpërmjet paketave të shërbimeve shëndetësore që financohen nga FSDKSH, i cili lidh kontratë me spitale publike dhe jopublike për rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike. Konkretisht nëpërmjet këtyre kontratave, pacienteve iu ofrohet shërbim në QSUNT dhe në (në 3 spitale). Seanca e dializës që financohet nga FSDKSH, në bazë të protokolleve të miratuara përfshin ekzaminimet e nevojshme biokimike klinike dhe mikrobiologjike dhe kryerjen e procedurës.

 

 

2- Kryhet nga Klinika e nefrologjisë dhe Klinika e Dializës në QSUNT. Ky shërbim kryhet nga klinika e nefrologjisë dhe klinika e dializës (hemodializë dhe dialize peritoneale) për pacientët kronike të cilët janë të hospitalizuar në QSUNT si dhe për të gjithë pacientët me raste akute (nga e gjithë Shqipëria) apo raste të tjera të veçanta (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit