Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur sot nga arresti i shtëpisë në protestën e opozitës ku ka folur për Mc Gonigalin dhe statusin e tij që mori 2 vite më parë “non-grata”.
Sali Berisha: E nisëm këtë betejë dy vite më parë me dy fjalë “non grata”, një term i përdorur si dikur armiku i popullit, menduan se do të na asgjësonin, asnjë provë dhe fakt, asnjë dokument, por gabuan, sot pas tre viteve, hetimeve në Shqipëri dhe botë nuk kanë gjetur asnjë provë apo fakt që të provojë akuzën e tyre të rreme. Vetëm 4 ditë më parë gjykata e Uashingtonit dënoi me tre vite burg McGonigalin. Një lobist i korruptuar i shpalljes sime non grata nga Edi Rama. Na grabitën edhe vulën. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat dhe komisionerët. Mediat dhe diplomatë dhe ambasadorë të korrtuptuar i frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit mes nesh dhe si në Rusinë e Putinit lideri i opozitës u arrestua si person në hetim dhe u tentua t’i ndalohet fjala e lirë.