Presidenti turk, Rexhep Tahip Erdogan deklaroi sot për mediat se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të zhvillohet.
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Rama ai u shpreh se volumi tregtar mes 2 vendeve është rritur dhe objektivi i synuar është 2 miliardë dollarë.
Presidenti Erdogan i rikujtoi Ramës ‘bastin’ bastin e 2021 ku do të ndërtonte spitalin e Fierit dhe që ja doli.
“Jam shumë i kënaqur që pres kryeministrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, theksoi ndër të tjera Erdogan.