Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për Amnistinë Penale.
Në votim pati 15 vota pro dhe asnjë kundër, tanimë projektligji do të dërgohet në Parlament, dhe mbetet për t’u parë nëse do të votohet, pasi Partia Socialiste ka nevojë për 84 vota.
Deputeti Enkelejd Alibeaj gjatë mbledhjes kërkoi më shumë kohë për analizën e amendamenteve të propozuara, i kundërshtuar nga Ermonela Felaj dhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja, të cilët thanë se projektligji po trajtohet prej 3 muajsh.
Pas kësaj Alibeaj vendosi të largohej dhe të mos ishte prezent gjatë votimit nen për nen.