Rreth 1 mijë forca policie janë vendosur në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës që do të zhvillohet sot.
Raportohet se policia ka nisur të zbatojë planin e masave ku prezente do të jenë RENEA dhe FSHN.
Gjithashtu mbrapa kryeministrisë janë vendosur edhe autobotët me ujë në rast se do të jetë e nevojshme ndërhyrja e tyre.
Përreth kryeministrisë do të jenë të vendosur një kordon policie, deklarohet se nuk do mungojnë as agjentët civile, të cilët do të jenë brenda protestuesve.