-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet sot “Zgjedhorja”, Kuvendi fton online organizatat e Diasporës

Kryesoret

Ditën e sotme në mbledhjen e radhës së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kuvendi u ka bërë ftesë Organizatave të Diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore të marrin pjesë në seancën dëgjimore që do të zhvillohet sot.

Kuvendi fton të gjitha organizatat e interesuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me mendime, opinione dhe sugjerime.

Mbledhja e Komisionit do të zhvillohet online, nëpërmjet platformës “Zoom”. Diaspora u shpreh e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve.

Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” tha se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve u kërkon përfshirjen në konsultimet e Komisionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit