-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braktisi luftën kundër Ukrainës, gjendet i pushkatuar në Spanjë piloti rus

Kryesoret

Një pilot rus i cili dezertoi duke shkuar në Ukrainë me helikopterin e tij vitin e kaluar u gjet i vdekur në një garazh nëntokësor në Spanjë javën e kaluar, me trupin e mbushur me plumba, njoftuan mediat ukrainase dhe spanjolle të hënën.

Agjencia shtetërore e lajmeve spanjolle EFE njoftoi se një trup i gjetur më 13 shkurt në qytetin Villajoyosa, pranë Alikantes në Spanjën jugore, ishte i pilotit Maxim Kuzminov, i cili ishte ulur në Ukrainë me helikopterin e tij Mi-8 gushtin e kaluar.

Ai po jetonte në Spanjë me një pasaportë ukrainase me një emër tjetër, tha ajo. Një zëdhënës i zbulimit ushtarak të Ukrainës, GUR konfirmoi për agjencinë Reuters se Kuzminov kishte vdekur në Spanjë, por nuk dha shkakun e vdekjes.

Gazeta ukrainase Ukrainska Pravda gjithashtu njoftoi se ai ishte gjetur i vrarë me armë zjarri. Policia spanjolle ka konfirmuar se është gjetur një trup i një viktime i vrarë me armë zjarri në qytet, por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.

Një burim në policinë civile të Spanjës, Guardia i tha agjencisë Reuters se viktima mund të ishte duke jetuar nën një identitet të rremë. Gazeta spanjolle “La Informacion”, e cila njoftoi e para për vdekjen, tha se hetuesit po kërkonin për dy të dyshuar të cilët ishin larguar me një automjet që më vonë u gjet i djegur në një qytet aty pranë.

Dezertimi i Kuzminovit në Ukrainë u prezantua vitin e kaluar si një fitore e madhe për Kievin. GUR tha në atë kohë se e kishte nxitur atë të dezertonte./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit