Protesta e opozitës pritet të nisë për pak minuta rreth orës 17:30.
Shumë efektivë janë vendosur në rresht përpara godinë së Kryeministrisë.
Tashmë nga fotot që qarkullojnë është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga opozita është paralajmëruar një protestë paqësore.