Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pritur me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë.
Ai ishte në Antikabir, Mazuoleumin e “Mustafa Kemal Ataturkut” për të nderuar liderin e luftës turke për Pavarësi.
Gjithashtu sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri.