Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Nikos Dendias në përfundim të paradës së ceremonisë për 111 vjetorin e çlirimit të Janinës, ka mbajtur edhe një fjalim.
Gjatë fjalimit ministri ka theksuar se “Greqia mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.
Gjithashtu ministri grek sqaroi se “E kam fjalën për Shqipërinë fqinje, e cila gjithmonë në kuadrin e përpjekjes për integrimin në familjen europiane, duhet të ketë edhe domosdoshmërinë e respektimit të së drejtës europiane”.