-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apartamenti i Adriatik Llallës i kthyer në qendër sociale, Balla: Po dëshmohet drejtësia e re!

Kryesoret

Një apartament i cili ka qenë në pronësi të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ky apartament ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dhe është sekuestruar me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“ Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi Balla në ceremoninë ku ishte I pranishëm dhe ambasadori i BE-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit