Është kapur në Vlorë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga shteti Italian për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.
Nga uniformat blu mësohet se është arrestuar Blerim Ryshitaj alias Blerim Myftaraj, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ai është kapur në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë