Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi sot se drafti për amnistinë pavarësisht se u tërhoq sot do të miratohet me konsensus në Parlament, por nuk tregoi ku dhe me kë do të negociohet.
“PS i ka votat dhe solide, ka edhe të tjerë që duan ta votojnë. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për të votuar me konsensus. Në respekt të këtij bashkimi dhe traditës për ta votuar me konsensus, do të shikojmë në ditët në vijim. 84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në parlament. Publiku e ka kuptuar se kush e ka seriozisht për të gjitha ligjet në parlament dhe jo vetëm për amnistinë.
Nga ky ligj përfitojnë, grup i madh që janë përfaqësues të PD-së, dukshëm si grupim i PD-së, por për interesa personale dhe për shkak të luftës së tyre të brendshme politike dhe manisë për të bërë politikë me gjerë të vogla ata kanë qëndrimet e tyre që besoj unë, përballë shqiptarëve do të reflektojnë” tha ai.