-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Joe Biden anulon 153 mijë kredi studentore

Kryesoret

CULVER CITY, Kaliforni – Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një diplomë universitare është një biletë për një jetë më të mirë, kjo biletë shpesh është tepër e shtrenjtë, ndërsa njoftoi se po anulonte kreditë studentore për gati 153 mijë persona.

Presidenti Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, e bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore.

“Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare”, tha ai gjatë një vizite në një librari lokale, përpara se të shkonte në një aktivitet elektoral. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, tha ai, sepse “kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”.

Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen nëpërmjet postës elektronike.

Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit. Presidenti Biden tha të mërkurën se ky lehtësim mund t’u “ndryshojë jetën individëve dhe familjeve të tyre”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit