Deputetët e opozitës, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Elda Hoti që janë të përjashtuar nga Kuvendi, nuk janë lejuar që të futen në sallë. Punonjësit e Gardës së Republikës, i kanë ndaluar në hyrje të Kuvendit deputetët. Albana Vokshi tha se kanë bërë ankimim, por edhe këtë të drejtë PS ua ka hequr.
“Kemi bërë një letër sot pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike, e njoftova kryetaren e Kuvendit, se do të jem në seancë. Sepse në momentin që bëhet ankimimi vendimi i sekretariatit pezullohet. Por sot gjejmë Gardën përpara që më thotë se është hequr ky nen. Mund të përjashtojnë por nuk ke të drejtë që të ankimosh vendimin” tha ajo.