Në seancën e sotme në Kuvend u votua marrëveshja me Italinë për emigrantët afrikanë, e cila u konfirmua me 74 kartona jeshil nga deputetët. Ndikim në votim pati dhe PDIU, për të cilën deputetja Mesila Doda u shpreh se janë pro kësaj marrëveshje pasi bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjendur gjithnjë pranë Shqipërisë.
“PO, ka pasur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë. Është një vendim i Kushtetueses që i hap rrugën kësaj marrëveshje dhe bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjetur gjithmonë pranë Shqipërisë. Ne duhet të jemi përkrah tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë sikur është Fredi Beleri” u shpreh Doda.
E cila gjithashtu u pyet dhe nëse PDIU do të votojë pro Amnistisë Penale.
“Do të varet shumë nga shtresat që përfitojnë nga amnistia. Parlamenti nuk është që disa njerëz të luftojnë përballë disa të tjerëve, por të gjejmë ligjet dhe mundësinë më të mirë për vendin. Jo vetëm që të kundërshtojmë aty, por të bëjmë akte që shkojnë në favor të publikut. Nuk kemi ende një draft përfundimtar” deklaroi Doda.