Toni Kroos ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se po rikthehet në skuadrën e Gjermanisë. Futbollisti i Real Madrid ka deklaruar përmes një videoje në llogarinë e tij në Instagram se është në dispozicion të Julien Nagelsmann për t’u rikthyer në skuadër në miqësoret e marsit, në të cilën “Mannschaft” do të ketë dy ndeshje përgatitore kundër Francës dhe Holandës.
“Djema, shkurt dhe saktë: Unë do të luaj përsëri për Gjermaninë në mars. Pse? Për shkak se trajneri (Nagelsmann) më kërkoi, më pëlqen dhe jam i sigurt se në Euro2024 mund të bëjmë shumë. Besoni”, shkruan ai.
Mesfushori gjerman kishte luajtur 106 ndeshje me skuadrën gjermane përpara se të shpallte lamtumirën e tij më 2 korrik 2021. Pjesëmarrja e tyre e fundit ishte në Euro 2020 në ndeshjen e 1/16-tës së 29 qershorit 2021 kur do të humbnin ndaj Anglisë 2-0.
Trajneri dhe disa shokë të skuadrës si Antonio Rüdiger insistuan në nevojën për të rikthyer Kroos, i cili do të veshë sërish fanellën e vendit të tij.