-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do marrësh atë që dua unë dhe pikë’! Vajza i futi 4 plumba babait

Kryesoret

19-vjeçarja Hygerta Meta, dyshohet se qëlloi katër herë me pistoletë në drejtim të babait në Shënavlash të Durrësit dhe e groposi në kasollen e shtëpisë.

Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjeçaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo e ka motivuar vrasjen e të atit me faktin që ky i fundit ka tentuar ta fejojë përkundër dëshirës së saj. Kundërshtitë për këtë fejesë, sipas vajzës e kanë shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes së të atit dhe varrosjen e tij në oborrin e shtëpisë.

Krimi është kryer me një armë pistoletë, të cilën viktima e mbante pa leje në banesë dhe që sipas dëshmisë së 19-vjeçares pas kryerjes se krimit e ka hedhur në sektorin “Rinia” të plazhit. Atje vajza kishte lënë edhe mjetin e të atit për të humbur gjurmët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit