Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës ka tronditur opinionin publik. Dyshimet e policisë janë tek vajza 19-vjeçe që është arrestuar.
Hygerta Meta ka pranuar krimin duke deklaruar se e vrau për shkak se donte ta fejonte pa dëshirë, por dyshimet janë se nuk ka vepruar e vetme për ta vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë.
Gruaja e viktimës ka deklaruar në polici se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm. “Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm” ka deklaruar ajo.