-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ramës i shpërthejnë ujërat e korrupsionit

Kryesoret

Anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata nga selia blu denoncoi se ujësjellësi i Burrelit që sipas tij ka kushtuar 10 milionë Euro investim është jashtë funksionit.

“Këto pamje nuk janë shatërvan argëtues por uji i pijshëm i ujësjellësit të qytetit të Burrelit që duhet të ishte në rubinetat e qytetarëve, jo rrugëve.

Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapaguesve 10 milionë euro plus disa milion ekstra për të mbuluar ‘gabimet’, siç ndodh me çdo punë publike që bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur.

Tenderi u fitua nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit. Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj.

Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës.

Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë.

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milion euro të nisura për ujësjellës e të shndërruara në shatërvan” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit