-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Faktet që vulosin projektin e Portit të Durrësit si aferë mafioze

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi sot përmes një deklarate për mediat sipas tij faktet që vulosin projektin e Portit të Durrësit si një aferë mafioze korruptive. Ai tha se projekti i Portit të Durrësit nuk është një investim strategjik, por një aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare. Po sipas tij, afera e Portit të Durrësit është një krim i shumëfishtë ekonomik me pasoja të rënda dhe të gjithanshme, ku përgjegjësi i vetëm është kryeministri Edi Rama.

“Shpenzimet për ndërtimin e portit të ri ishin destinuar fillimisht në buxhet si financim i huaj, por duke qënë se as NATO dhe asnjë bankë nuk e konsideroi projektin fizibël, paratë po jepen nga buxheti. Sot Qeveria fal 300 milion euro taksa dhe asete, jep 415 milion euro për të ndërtuar portin në Porto Romano dhe në fund të 20 vjetëve përfiton 282 milion euro. Pra deri tani humbja ka shkuar rreth 430 milion euro.

Qartazi, asnjë përfitim ekonomik për shtetin dhe shqiptarët, përkundrazi një katastrofë ekonomike dhe plaçkitje flagrante e taksave të tyre. Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK të reagojë dhe të mos mbyllë sytë para këtyre fakteve në dritë të diellit, që provojnë se afera e Portit të Durrësit, nuk është gjë tjetër vetëm vjedhje dhe korrupsion i pastër. SPAK duhet të veprojë pa vonesë dhe të mos presë urdhërat politikë për nisjen e hetimeve, ose të pranojnë se janë një seksion i “Rilindjes” dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me Qeverinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit