Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës nga vajza e tij që më pas e groposi në oborr ka tronditur opinionin. Fqinjët e familjes janë shprehur të tronditur për atë që ka ndodhur. Theksuan se nuk kanë dëgjuar krisma.
“Ka qenë një njeri shumë i mirë, shumë i urtë. Ka qenë roje nate. Kemi kaluar shumë mirë, nuk ka qenë agresiv.
Njeri i qetë, në punë të vet. Ishte shumë shokuese, ti rrit një fëmijë dhe vjen të vret. Është fundi i njerëzimit. Nuk e imagjinoj dot, si i ka zënë gjumi.
Ti vret babën, nuk e di, për mua nuk janë njerëz, janë kafshë. Për mua është fundi i botës. Ka qenë shumë njeri i mirë.
Do i shkojmë për ngushëllim, po s’dimë ku do shkojmë. Ku të shkosh? Tek kush familje do i shkosh? Kemi ndërruar vetëm fjalë të mira dhe jo të këqija.
Mund të pyesësh gjithë tregun dhe nuk di që të ketë bërë llafe me njëri. Ka qenë i qetë. Një njeri që punonte dhe ditën e natën. Ditën lante ndonjë makinë”, u shpreh një fqinj.