Zjarrfikësit dhe autoritetet mjekoligjore në Spanjë thonë se 10 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një kompleksi apartamentesh 14-katëshe pasi zjarri e përfshiu atë në Valencia.
Veshja e ngjitur në pjesën e jashtme të ndërtesës si dhe erërat e forta janë fajësuar për flakët që pushtuan ndërtesën në pak minuta.
Autoritetet thonë se askush tjetër nuk mungon. Ata gjithashtu kanë refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve për shkakun e zjarrit.
Do të mbahet tri ditë zie.
Një çift i ri me dy fëmijë të vegjël dhe dy të moshuar më herët u tha se ishin mes të zhdukurve.
“Mund të konfirmojmë se në një inspektim fillestar policia mjeko-ligjore ka përcaktuar 10 trupa, 10 viktima, të cilët përkojnë me 10 personat që kemi si të pagjetur”, u tha gazetarëve Pilar Bernabé, përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në rajonin e Valencias.