Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 2 muaj për Armando Sulejmanin, i njohur me nofkën “Çipuri”, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.
Sulejmani u arrestua dy ditë më parë duke udhëtuar me një makinë me targa të vjedhura, që dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale.
Në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, Çipuri deklaroi se automjeti nuk është i tij.