-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Do të padis Veliajn në SPAK për kockat e fëmijëve në Tufinë

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi denoncoi Bashkinë e Tiranës për situatën në varrezat e Tufinës. Sipas tij, është e papranueshme dhe e patolerueshme që të shohësh imazhe të tilla, qese me kocka njerëzore. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë rastin.

Lajme te errëta dhe të kobshme. Në institucionin ku duhet të zgjidheshin hallet e qytetarëve, por sot jemi skandalizuar nga një ngjarje makabre në kufinjtë e krimeve kundër njerëzimit. Nuk ka të bëjë me të gjallët krimi i ri në bashkinë Tiranë por me të vdekurit.

Në pamjet e tmerrshme nga varrezat e Tufinës që janë horror shihen qartë mbetjet e fëmijëve që kanë humbur jetën vite më parë. E papranueshme të shohësh imazhet e kockave në qese si imazhet e luftës.

Kjo barbari, e con bashkinë Tiranë në një tjetër podium, nga institucioni i korruptuar në Europë në institucionin më barbar të Europës. Ajo që pamë te Piranjat është krim makabër, mohimi shton neverinë. Keqtrajtimi që u bëhet trupave të vdekur, shkakton revoltë sepse shkon kundër prishtmërisë së qytetarisë për të trajtuar të vdekurit me nderë.

PD do të kallëzojë sërish në SPAK Erion Velinë, sepse nga sa përcaktohet me ligj zhvarrimet bëhen me lejen e kryetarit të bashkisë. SPAK duhet të zbarkonte që mbrëmë në bashkinë Tiranë, por duket se gjumi dhe frika e SPAK-ut nga kryetari i bashkisë Tiranë vijon ta mbajë këtë institucion në krahun e keqbërësve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit